17 kandidatë të PDK-së, 12 të LDK-së, 7 të AAK-së, 2 të LDD-së, 1 i AKR-së, një kandidat i pavarur dhe dy kandidatë nga subjektet politike serbe kanë mbetur në garë për 13 dhjetor.Por tensionet politike të ngritura javëve të fundit me përplasjet brenda koalicionit qeveritar PDK- LDK, por edhe ‘rasti Bllaca’ e kanë zhvendosur vëmendjen e opinionit nga fushata dhe premtimet e kandidatëve.Gara e balotazhit do të zhvillohet në komunat: Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novo Bërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik dhe Hani Elezit.Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve do të jetë i mbikëqyrur nga vëzhguesit e pavarur ndërkombëtarë të mbledhur në rrjetin ENEMO me një personel prej 120 vëzhguesish.Në vlerësimin paraprak të kësaj organizate për raundin e parë të zgjedhjeve, është vlerësuar se procesi zgjedhor ka përmbushur në masë të madhe standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, ndonëse janë dhënë vërejtje rreth mashtrimit të votuesve dhe votimit familjar, të meta të gjetura në disa vendvotime nëpër Kosovë