Në gishta mund të numërohen komunat ku balotazhi është i panevojshëm. Në Prishtinë dhe në Podujevë, gjithnjë sipas shtabeve zgjedhore, në rrethin e parë, zgjedhjet i kanë fituar dy kandidatë të LDK-së. Në Skenderaj, Drenas e Malishevë, po ashtu, në rrethin e parë zgjedhjet i kanë fituar kandidatët e PDK-së, ndërsa në Mamushë e Graçanicë, po në këtë mënyrë zgjedhjet i kanë fituar një parti turke, KDTP dhe një parti serbe (SLS). Prishtinë: Isa Mustafa (LDK- 57 %) ka fituar që në rrethin e parë të votimit, Mitrovicë: Avni Kastrati (PDK 43 %) ka shkuar në balotazh me Nexhmedin Spahiun (AKR–23 %). Pejë: Ilmi Berisha (LDD-AKR) në balotazh me Ali Berishën (AAK). Ferizaj: Bajrush Xhemajli ( PDK – 45 %) në balotazh me Naim Feratin (AKR); Gjilan: Qemajl Mustafa (PDK) balotazh me Fatmir Rexhepin (LDK); Prizren: Ramadan Muja (PDK) balotazh me Hanefi Muharremin (LDK); Gjakovë: Pal Lekaj (AAK) balotazh me Mimoza Kusarin (AKR-LDD); Suharekë: Blerim Kuçi (AAK – 35.59 %) balotazh me Ramë Vatën (PDK-31,80) ose me Sali Asllanin (LDK 31.30 %); Viti: Sokol Haliti (LDD-AKR) në balotazh me Nexhmedin Arifin (PDK); Kaçanik: Xhabir Zharku (PDK 48,39) në balotazh me Tahir Çakën (AAK -26,95); Kamenice: Begzad Sinani (PDK) në balotazh me Shaip Surdullin (LDK); Sharr: Salim Jenuzi (PDK) në balotazh me Halim Shemsidinin (LDK); Klinë: Sokol Bashota (PDK) në balotazh me Enver Gashin (AAK); Skenderaj: Sami Lushtaku (PDK) ka fituar që në rrethin e parë, 90 për qind; Drenas: Nexhat Demaku (PDK – 93 %), ka fituar që në rrethin e parë; Podujevë: Agim Veliu (LDK – 51.91 %) ka fituar në rrethin e parë; Hani i Elezit: Rufki Suma (i pavarur) në balotazh me Mehmet Ballazhin (PDK); Istog: Fadil Ferati (LDK- 48 %) në balotazh me Naim Imerajn (AAK); Novobërdë: Bajrush Ymeri (LDK) në balotazh me Radomir Deniqin (SLS); Mamushë: Arif Bytyq (KDTP) 83 për qind, fiton në rrethin e parë. Malishevë: Isni Kilaj (PDK – 50.09 %) Graçanicë: Bojan Stojaoviq (SLS – 57.41 %), ka fituar në rrethin e parë. Gazeta nuk ka arritur t’i sigurojë rezultatet për Vushtrri, Fushë-Kosovë, Obiliq, Ranillug, Kllokot, Junik, etj., derisa në Zubin-Potok e Zveçan serbët nuk u janë përgjigjur zgjedhjeve.