Fillimisht u fol vetëm për një të vdekur, ndërkohë informacionet e fundit bëjnë të ditur se edhe tre të lënduar që u nisen me urgjencë në spital mbërritën atje të vdekur.Ndërkohë dy persona të tjerë, Dalmian Doda dhe Gert Popa, janë lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak.Viktimat, dy burra dhe dy gra janë ende të paidentifikuar dhe dyshohet se janë nga Kosova.Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se një makine me targa të Kosovës dhe një tjetër me targa te Laçit janë përplasur me njëra-tjetrën në Fushë-Prezë.Policia po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti tragjik, por paraprakisht thuhet se shkak për përplasjen është bërë shpejtësia e madhe dhe kushtet e rënda atmosferike. (TCH)