SHBA përshëndesin marrëdhëniet diplomatike Prishtinë-Shkup

«Shtetet e Bashkuara e përshëndesin ngrohtësisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin me sukses të demarkacionit të vijët së përbashkët kufitare», thuhet në komunikatën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ian Keli. Në njoftim thuhet se «Shtetet e Bashkuara u shprehin mirënjohje dy vendeve për vendosmërinë në marrjen e hapit të rëndësishëm në drejtim të integrimeve euroatlantike, vendosjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore duke forcuar stabilitetin në rajon»./rel/