Droga është zënë në një anije, derisa lundronte në ujërat e Uruguait. Vlerësohet se vlera e kësaj sasie të kokainës arrin në 120 milionë euro, ndërsa nëse shitet në rrugë mund të shkojë deri në 250 milionë.Në aksion janë arrestuar dy persona, një uruguajas dhe një serb, i cili kishte pasaportë polake. Ndërkohë Prokuroria e Serbisë kundër krimit të organizuar ka njoftuar se edhe në Serbi janë arrestuar tre veta, në lidhje me aksionin e djeshëm. Ata janë Zheljko Vujanoviç nga Kragujevci, Marko Bullatoviç dhe Nikola Pavlloviq nga Beogradi.Sipas medieve serbe, aksioni i djeshëm i përbashkët i BIA-s serbe dhe DEA-s amerikane, i koduar me emrin “Luftëtari i Ballkanit” është planifikuar qe dy muaj. Sikur raporton Televizioni i Uruguajit “Channel 10”, aksioni është realizuar në portin e Santa Lucias, 25 km në perëndim të kryeqytetit Montevideo. Droga thuhet se erdhi nga Kolumbia dhe Argjentina dhe kishte destinim Evropën. Autoritetet amerikane kundër narkotikëve kanë thënë se grupet e krimit të organizuar e shfrytëzojnë Serbinë si pikë transitore për kokainë dhe heroinë prej Amerikës Jugore për në Evropën Perëndimore.