Të martën, Kryeministri shqiptar do të takojë liderët politik dhe institucional të Kosovës, Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryetarin e AKR’së Behgjet Pacolli, atë të LDD’së Nexhat Daci dhe Kryetarin e AAK’së Ramush Haradinaj.Është paraparë që Universiteti i Prishtinës t’i ndajë edhe titullin “Doktor Honoris Causa”. Derisa Komuna e Prizrenit do ta shpallë Kryeministrin Berisha “Qytetar Nderi”.Gjatë kësaj vizite, që është e para e Berishës pas shpalljes së pavarësisë, qeveritë e dy vendeve do të nënshkruajnë një sërë marrëveshje të natyrës ekonomike, arsimore dhe për lëvizjen e qytetarëve.