Qeveria e Maqedonisë pret që për arsye morale kryeredaktori i Enciklopedisë maqedonase, Bllazhe Ristoski, të japë dorëheqjen. Shefik Duraku zëdhënës i qeverisë ka thënë se është e logjikshme që pas një incidenti të këtillë dikush të mbajë përgjegjësi dhe në majën e piramidës së përgjegjësisë gjendet pikërisht Bllazhe Ristovski, ka thënë Duraku. «Si qeveri presim që minimumi që mund të bëhet në këtë rast, nëse jo për arsye të tjera që janë të shumta atëherë arsyet morale do të kishin qenë një justifikim i mirë për dorëheqje të akademikut Bllazhe Ristovski», është shprehur ai. Nga na tjetër, Ristovski për mediat maqedonase ka thënë se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë dhe se nuk do t’i japë raport zëdhënësit të Qeverisë për punën e bërë. /ktv/