PDK e Hashim Thaçit dhe AAK e Ramush Haradinajt kanë nxjerrë panot e tyre në rrugët kryesore të Prishtinës, duke provokuar kështu debatin rreth ligjshmërisë së promovimit të kandidatëve, para fillimit zyrtar të fushatës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mundur të japë një sqarim rreth kësaj çështjeje, derisa dy partitë rivale kanë vazhduar edhe të hënën me akuza dhe kundër akuza ndaj njëra-tjetrës. Kryetarja e KQZ’së, Nesrin Lushta, ka thënë se nuk e di nëse kjo përbën shkelje ligjore.“Nëse partitë politike e shkelin ligjin, atëherë KZAP’i merret me ato çështje”, ka thënë ajo për Express të hënën. “Nuk e di për besë, me siguri nuk lejohet”, ka shtuar Lushta.Një shpjegim i qartë nuk mund të gjendet as në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme as në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, e as në Kodin e Mirësjelljes së Partive dhe Kandidatëve dhe as në Rregulloret e KQZ’së. Pavarësisht kësaj, AAK vazhdon ta akuzojë PDK’në për shkelje ligjore. “PDK u bën thirrje votuesve për të votuar Astrit Salihun dhe kjo është shkelje e ligjit”, ka thënë për Express Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK’së.Sipas tij, ndryshe nga PDK, AAK në billboard’at e saj nuk u bën thirrje qytetarëve që ta votojnë atë.“Billboard’at tona nuk kanë asnjë përmbajtje për të votuar AAK’në ose kandidatin tonë”, shton Ramadani.Në billboard’at e kandidatit të PDK’së për kryetar të Prishtinës është vënë motoja e fushatës së tij – Për Prishtinën që funksion. Ngjashëm siç është vepruar edhe në panot e AAK’së – Lider që mban fjalën. Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express….