Këto ditë është folur shumë në media për mundësinë e një martese të këngëtares 29-vjeçare e cila në fakt nuk ka arritur të martohet asnjëherë më parë. Ishte shumë afër këtij hapi me mikun e saj, fundi i të cilit siç dihet ishte tragjik. Tani thuhet se Adelina është në lidhje me një pronar lokali dhe pritet që të finalizojë lidhjen në martesë. Nuk e dimë sesi është e vërteta. Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që t’i lërë mbrapa krahëve fjalët dhe të shijojë plazhin e mrekullueshëm ku ka bërë edhe disa foto. Siç mund ta shikoni edhe vetë, këngëtarja vijon të ketë linja perfekte edhe pse vitet bëjnë punën e vet. Nga fusha profesionale, edhe pse e ka mbajtur të fshehtë, Adelina tashmë është zyrtarisht një anëtare e SUISA, këngëtare evropiane e mbrojtur me ligj nga agjencia i të drejtës autoriale evropiane, SUISA. Flitet që kënga dhe klipi që po përgatit Adelina, do të mbahet mend gjatë. Temat e nxehta dhe tabu që do të preken aty do të diskutohen më shumë se gjithmonë. Turneu evropian dhe në SHBA, i cili do të përsëritet për shkak të suksesit, do na sjellë një Adelinë shumë më ndryshe seç e kemi parë për 24 vite me radhë. Presim me kërshëri surprizat e saj. (INA)