Ngjarja ka ndodhur ne sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit, pranë pistës “Breshka”. Pas incidentit, të afërmit që kanë nxituar menjëherë në ndihmë të tij, e kanë dërguar 38-vjeçarin e dëmtuar në kokë për në spitalin rajonal të Durrësit.Burime spitalore konfirmojnë se i plagosuri vazhdon të jetë në spital në një gjendje jo të mirë shëndetësore, për shkak të goditjes që ka marrë në kokë.Frekuentimi i së njëjtës hapësirë detare për plazhistët dhe ata që admirojnë lojërat e ujit, ndonëse te pakualifikuar për drejtimin e mjeteve motorike, ka nisur te shkaktoje probleme dhe te gjymtuar mes pushuesve, ndërkohë që asnjë masë nuk është marrë për ndëshkimin e tyre, raporton Top Channel.Policia e Durrësit ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që shkaktoi aksidentin.