Partia Demokratike Shqiptare me ekspertët e saj është duke punuar intenzivishtë në përgatitjen e marrëveshjes së re mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila parasheh të sjellë ndryshime në sistemin politik të Maqedonisë . Sipas këtij dokumenti, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë do të jetë shqiptarë dhe koalicioni qeveritar do të bëhet mes asaj partie shqiptare që fiton legjitimitetin e votuesve shqiptarë dhe partisë maqedonase fituese e zgjedhjeve. Sipas analistëve me marrëveshjen e re shqiptarët do të përfaqësohen në të gjitha institucionet shtetërore, vertikalisht dhe horizontalishtë. «Reforma në ndarjen e pushtetit mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo do të thotë se do të ketë reformë në vet strukturën e qeverisë, gjegjësishtë reforma në ligjin për qeverinë dhe vendin e shqiptarëve në atë qeveri, vertikalishtë dhe horizontalisht. Kryetari i shtetit do të jetë ai që do të fitojë shumicën, por atëher kur trupi votues i shqiptarëve do të ketë peshën e numrit të real të votuesve mes shqiptarëve. Tash nuk ka qenë kështu», deklaroi snalisti, Njazi Muhamedi i cili është pjesë e grupit të ekspertëve për hartimin e marrëveshjes së re. Sipas tij në regjistrimin e vitit 1994 sipas institutit Mbretëror të Anglisë , shqiptarë kanë qenë 800.060 në Maqedoni, ndërsa maqedonas 940.000. Do të thotë ky është realiteti «, thotë Muhamedi. Kjo marrëveshje gjithashtu parasheh përparimin e marrëdhënieve ndëretnike, por edhe do ti mbrojë partit shqiptare nga klonimi të cilin vazhdimisht ia bëjnë liderët e partive maqedonase, dhe më këtë u marrin legjitimitetin.
Sipas modelit të PDSH-së, këto janë disa nga reformat të cilat duhet të ndikojnë në sistemin politik të Maqedonisë dhe mënyrën e funskionimit të shtetit. (INA)