Sarkozi: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

Sarkozi: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme

«Shefi i shtetit i ka përsëritur kryeministrit Thaçi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme», thuhet në njoftim.Mëtutje, presidenti Sarkozi, ka thënë se «Franca do t’i ndihmojë Kosovës për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian».Mëtutje, në kumtesë thuhet se «ashtu siç e ka inkurajuar presidentin Tadiq, presidenti Sarkozi e ka inkurajuar edhe kryeministrtin e qeverisë së Kosovës që të gjendet një modus vivendi me serbët» duke theksuar se «është e nevojshme që të dy vendet së bashku ta gjejnë një mënyrë për punë drejt kapërcimit të problemeve nga e kaluara».Presidenti Sarkozi dhe kryeministri Thaçi, poashtu, kanë diskutuar edhe për shtimin e përpjekjeve në mënyrë që kompanitë franceze të investojnë në Kosovë.Kjo është vizita e parë e kryeministrit Thaçi në Francë, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton AFP./rel/