Përmes kësaj proteste organizatorët dëshirojnë të sensibilizojnë opinionin e gjerë në vend për situatën politike dhe statusin e shqiptarëve në këtë vend. Kërkohet ndryshim i kushtetutës dhe shqiptarët të gëzojnë të drejtat e barabarta me maqedonasit në këtë shtet. Hisni Shaqiri i ka bërë thirrje edhe partisë shqiptare në pushtet BDI dhe atyre opozitare parlamentare DR e PDSH ti bashkëngjiten kësaj iniciative.“Meqë protestat i kemi definuar si protesta kombëtare, mendoj se edhe anëtarësia e dy partive që janë më të mëdha me vetë faktin që kanë marrë verdiktin e popullit në zgjedhjet e fundit, duhet që anëtarësia e tyre të kyçet me të vetmin qëllim. Qëllimi është shumë i qartë, ideja është e njohur për opinionin, ne kërkojmë ndryshime, ne kërkojmë ndryshimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në kuadër të këtij shteti”, deklaroi Hisni Shaqiri, kryetarë i BDK-së.Protestat për barazi të plotë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni janë mbështetur nga PPD-ja, BDSH-ja, Lëvizja Kombëtare Shqiptare për Iliridën, Shoqata e ish të Burgosurve Politik, dhe së fundmi edhe nga Unioni studentor i USHT-së.“Kemi mbështetur dhe do të mbështesim edhe në të ardhmen të gjitha iniciativat të cilat janë me karakter të përmirësimit të gjendjes të shqiptarëve në Maqedoni, meqë edhe ne jemi pjesë e kësaj shoqërie edhe ne kemi të njëjtat halle me të gjithë këta që janë prezent këtu dhe normalë që do të protestojmë gjithë së bashku për ti kërkuar të drejtat tonë. Ne nuk kemi asgjë kundër askujt mirëpo kërkojmë që të jemi të barabartë me gjithëkend këtu në Maqedoni”, deklaroi Gadaf Uzairi, kryetarë i unionit të studentëve të USHT-së.Sipas organizatorëve, protesta e 23 Qershorit ka karakter kombëtar dhe në nuk do të ketë simbole partiake, por vetëm flamujt shqiptar, amerikan dhe të BE-së.