BLEONA, KËNGËTARJA MË SEKSI E VITIT 2009

BLEONA, KËNGËTARJA MË SEKSI E VITIT 2009

“Do të doja të falënderoja shumë të gjithë ata që më kanë votuar. Të jesh 15 vjet në skenë dhe të jesh akoma këngëtarja më seksi është goxha vlerësim. Gjithsesi unë i kushtoj kujdes të veçantë pamjes fizike dhe shpresoj të vazhdoj të mos i zhgënjej fansat në çdo aspekt”, ka thënë Bleona në një intervistë për “Albaniac”. Sipas Bleonës, për të qenë një femër seksi duhet t’i thuhet jo duhanit dhe alkoolit, të flejë tetë orë në ditë dhe të merret me aktivitet fizik. Më herët titullin e këngëtares më seksi ndër shqiptare që është realizuar nga revista “Albaniac”, e kanë fituar Adelina dhe Zanfina Ismaili, si dhe Elvana Gjata.