Mediat maqedonase bëjnë të ditur se qëllimi i këtij takimi është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni, pas ftohjes së tyre me anulimin e vizitës së presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu në Shkup. Nga të njëjtat burime mësohet se presidenti Topi do të angazhohet për të qetësuar zërat mes Shkupit dhe Prishtinës pas mungesës së presidentit Sejdiu në inaugurimin e presidentit maqedonas, dhe më pas anulimit të vizitës së presidentit kosovar në Maqedoni. Ndërkohë në faqen zyrtare të presidentit të Republikës së Shqipërisë nuk njoftohet për takimin me Ivanov, ndërsa në agjendën e Topit shpërndarë për mediat njoftohet se Ivanov mbërrin në Shqipëri për një vizitë zyrtare, por pa bërë të ditur qëllimin e vizitës. /balkanweb/