Ne Kuvendin e 9-te Elektoral te PD-se, kryeministri Berisha shpalosi për rreth dy orë, objektivat e qeverisë së tij gjatë katër viteve te ardhshme, duke theksuar se objektivi kryesor i Shqipërisë do të jetë Evropa. «Ne do te ngjitemi ne horizonte dhe hapësira te reja. Shqipëria evropiane, është zotimi dhe projekti ynë i madh, është vrapi ynë ne ngjitje, i lodhshëm, lartësues, fisnik dhe shpresëdhënës. Ne vitet 2009-2013, do ta gatisim Shqipërinë nuse për ta bere anëtare te BE-se», deklaroi kryeministri Berisha nga salla e Pallatit te Kongreseve, nën entuziazmin e qindra përfaqësuesve demokrate.Duke folur për te ardhmen e Shqipërisë nën qeverisjen e djathte, ai garantoi se do te bëhen te gjitha përpjekjet qe Shqipëria të ketë rritjen me te madhe të të gjitha vendeve te rajonit. Sipas Berishës, vendi ynë do te synoje te jete lider për rritjen ekonomike ne rajon dhe po kështu do te behet edhe një superfuqi rajonale, për sa i përket prodhimit te energjisë elektrike. (Koha Jonë)»Javën e ardhshme, hapet tuneli Thirre-Kalimash»Kryeministri Berisha premtoi se javën e ardhshme do te inaugurohej edhe hapja e tunelit Thirre-Kalimash, ne rrugën Durrës-Kukës. Gjate fjalës se tij, kryeministri deklaroi se kjo rruge mund te konsiderohet edhe si realiteti i ri shqiptare. Kreu i Shqipërisë shprehu entuziazëm, ne lidhje me premtimin e bere realitet për ndërtimin e kësaj rruge te rëndësishme, duke theksuar faktin se qeveria ia doli. Po kështu kryeministri deklaroi se ne mandatin e dyte te qeverisë, do të ndërtohen shume rruge te reja me lidhje me te shkurta dhe me te sigurta për qytetaret shqiptare. Nga ana tjetër kreu i qeverise, theksoi se përveç rrugëve kombëtare një vëmendje shume e madhe do t’i tregohet rrugëve rurale, duke qene se një pjese ende e madhe e popullsisë se vendit, jeton ne fshat.