Shpallja e pavarësisë së Kosovës tash e tutje nuk do të jetë më shkas për polemika mes Federatës Ruse dhe Perëndimit. Diplomatë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, pas një viti bojkotim, kanë marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ballkanin. Në shenjë revolte ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Rusia kishte braktisur ulësen në këtë grup. Diplomatët perëndimorë janë të bindur se kthimi i Rusisë tregon se ajo ka hequr dorë nga kundërshtimi i ashpër i politikës së perëndimit për Ballkanin. Burime të gazetës prestigjioze gjermane, “Die WELT”, kanë konfirmuar se për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në takimin e Grupit të Kontaktit për Ballkanin, që është mbajtur në Berlin, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë nga Rusia. “Në qarqet e diplomacisë evropiane thuhet se kthimi i Federatës Ruse në ulësen e Grupit të Kontaktit, është një tregues se ngatërresat që janë paraqitur për Kosovës, Moska dëshiron t’i vendos në sirtarë dhe mos të merret me to dhe të ndërtojë përsëri bashkëpunim konstruktivë me perëndimin”, thuhen në këtë artikull.Diplomatet perëndimor kanë thënë se me këtë rast, Rusia do të ketë mundësi që të ketë një rol në të rëndësishëm në zgjedhjen e problemeve në Ballkan. Në Grupin e Kontaktit bëjnë pjesë Shtet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania