"Zgjohu" dënon deklaratën e kryetarit të BIM-it për kishën

"Zgjohu" dënon deklaratën e kryetarit të BIM-it për kishën

Lëvizja Qytetare «ZGJOHU!» dhe Shoqata e Historianëve Shqiptar në Maqedoni kanë reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rxhepi, në të cilën ai thotë se nuk i pengon ndërtimi i Kishës Ortodokose në Sheshin e Shkupit mbi themelet e shtëpisë së lindjes të nobelistës shqiptare Nëna Tereze. «Kryetari i BFI shprehet që ky projekt i Qeverisë, i cili në thelb është antishqiptar dhe me tendencë të përvetësimit të vlerave tona kombëtare dhe zhbërjes së trashëgimisë tonë kulturore dhe shpirtërore nga qendra e Shkupit, absolutisht nuk i pengon duke theksuar në këtë mënyrë përkrahje për Qeverinë e RM dhe ndërtimin e kishës ortodokse në shesh», thuhet në reagimin e këtyre dy subjekteve. Shqiptarët, thuhet në reagim, përbëjnë afërsisht 90% të komunitetit mysliman në Maqedoni, andaj deklarata të tilla në përkrahje të projekteve anti-shqiptare nuk janë të mirëseardhura dhe nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me vullnetin e popullit shqiptar. Zgjohu dhe Shoqata e Historianëve edhe një herë ftojnë Qeverinë. /alsat-m/