Lajmi është bërë i ditur nga një grup shkencëtarësh në Korenë e Jugut. Agjencia e lajmeve, Jonhap, bën të ditur se kërkuesit e Shungnam National University, kanë arritur të kultivojnë një virus standart, i cili është vënë në dispozicion të qendrës amerikane të kërkimeve për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Tashmë është mundur të krijohet një material që nuk është toksik dhe mund të prodhohet nga tregu farmaceutik në shkallë të gjërë. /gazeta express/