Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në kuadër të aktiviteteve të tij lobuese, do të vazhdoj këtë javë fushatën në vendet e Amerikës Qendrore. Gjatë kësaj jave, të hënën dhe të martën, Lideri i AKR-së do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësuesit e lartë të shteteve: Guajana, Xhamajka, Haiti, Trinidat Tobaco dhe Domenika.Kryetari i AKR-së, gjatë këtij turneu në Amerikën Qendrore, do të kërkojë nga këto vende që të kenë si prioritet njohjen e Pavarësisë së Kosovës./expres/