Siç ju patëm lajmëruar këtë jave do ju informojmë më në detaje mbi datën dhe pjesëmarrësit për festimin e kësaj dite te veçantë për popullin tone, ditës se Flamurit.
Këtë vite kjo feste do festohet me datën 25. Nëntor ne sallën “Spikerboks” ne Nydalen.
Adresa është “Nydalsveien 15, Oslo”, për te gjitha ata qe udhëtojnë kolektivisht atëherë munden te marrin t-bane numër 6 për Nydalen dhe te zbrisni ne stacionin e fundit qe është “Nydalen”. Kurse për ata qe preferojnë autobusin, atëherë mund te marrin autobusin me numër 37 dhe te ndalen ne stacionin “Nydalsveien”.
Programi do te filloj ne ora 19:00, kurse dyert hapen ne ora 18:00. Këtë vit kemi nderin te kem te ftuar nga vendlindja të madhin “Reshat Arbana”, i cili dhe u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës se Shqipërisë z. Bamir Topi. Gjithashtu kemi dhe te ftuar z. Enver Abdulahi Ambasador i R. Maqedonisë ne Norvegji.
Prapë apelojmë tek te gjithë qe dëshirojnë te kontribuojnë, qe janë te mire se ardhur si ne ane financiare ashtu edhe me pune tjera.