17. shkurti u festua edhe në lokalet e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Oslo!

17. shkurti u festua edhe në lokalet e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Oslo!

20.02.2011

Sot duke filluar nga ora 16:00 Shkolla Shqipe «Naim Frashëri» Oslo përmbylli festat e 17 shkurtit sëbashku me antarët e QIKSH-it dhe prindërit e nxënësve që vijojnë mësimet pranë shkollës shqipe.
Në projektor u paraqitë programi vizuel i përgaditur nga Flamur Mavraj nën regjinë e Radio Rilindja. Më pastaj nxënësit pranë shkollës sëbashku me mësuesin Imri Trena, prezantuan programin e tyre me këngë e recitime të ndryshme.
Prindërit kishin sjellur ushqime të ndryshme duke filluar nga pijet e deri te dezertet e ndryshëm.
Kështu që nga vlerësimet e fundit, u vendos që me ndihmën e prindërve, Qendrës Islamike, Shoqates Rilindja e stafit të Radio Rilindja, të ftohen edhe asociacionet e tjera që në të ardhmen festat të organizohet në mënyrë të përbashkët në salla speciale për manifestime me kapacitet mbi 1.000 persona, sikurse Shoqata Rilindja i realizoi për 10 vite të tëra. U vendos që së shpejti të thirret një mledhje dhe të hidhet në diskutim mënyra e riorganizimit të Shoqatës Rilindja dhe plotësimi i saj me antarë të rinjë.
Ja edhe disa foto këtu: