Partitë opozitare në Maqedoni kërkojnë përgjegjësi për botim skandaloz, të cilin e promovoi vetë Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht kryeministri, Nikola Gruevski.Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vlado Buckovski deklaroi se me botimin e këtij dokumenti është bërë një dëm i madh, sepse nëpërmjet tij janë etiketuar edhe partnerët strategjik të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.Sipas Buckovskit, bëhet fjalë këtu për një tekst diletant, sepse në dispozitën ku theksohet se në kampet e UÇK’së ka pasur ushtarë amerikanë dhe britanikë, si citate janë shfrytëzuar artikuj të gazetave ditore.“Kjo është një katastrofë, e cila mund të parashikohej dhe të dihej, kur e dimë se njerëzit të cilët po e përgatisnin do të na kthenin në vitin e errët 2001, kur e promovuan ndarjen e Maqedonisë dhe shkëmbimin e territoreve”, theksoi Buckovski.