Rrëshqitje masive e dheut në Norvegji

Rrëshqitje masive e dheut në Norvegji

Gjerdrum, komuna Ask
Të paktën 9 persona u plagosën dhe rreth 200 veta u evakuuan, të mërkurën, pas një rrëshqitje toke në një qytezë, në veri të Oslos, në Norvegji.
Policia norvegjeze u lajmërua, në orën 4 të mëngjesit, për rrëshqitje masive të dherave, dhe se tetë shtëpi u shkëputën nga trualli i tyre, në një zonë të banuar nga afërsisht 5000 njerëz.
Policia e përcaktoi këtë si një katastrofë dhe deklaroi në Twitter se, “disa shtëpi janë dëmtuar nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit’’.
Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe evakuimi vazhdoi, pasi zyrtarët thanë se ekzistonte akoma rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme. Gjeologët nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze po vlerësojnë aktualisht vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të përcaktuar nëse është e sigurt për hyrjen e ekipeve të shpëtimit.
Zona ku ndodhet kjo qytezë është e njohur për terrenin e saj të pasur me një lloj argjile që mund të ndryshojë nga forma e ngurtë në të lëngshme. Kjo shkakton shpesh katastrofa të tilla dhe shumë herë ka pasur raportime për rrëshqitje të tokës.
Gjithsej 26 zona në Gjerdrum janë vlerësuar të rrezikshme dhe rrezik nga aksidente të rënda.
Ndër shtatë zonat më të rrezikshme është Ask Vestre dhe raporti thekson se duhet të kryhen analiza të vështira të lidhura me stabilitetin për të vlerësuar nëse rrëshqitjet e tokës me një madhësi të tillë mund të ndodhin që ne atë zonë mos të jetë e mundëshme ndertimi.
Në raportin e fundit të policisë, bëhet e ditur se tani ju kanë bashkangjitur edhe një ekip suedez i krizës i cili është dërguar në Gjerdrum si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe rrëshqitjes së argjilës për t`i dalë në ndihmë ekipeve norvegjeze për t`i gjetur edhe ato 12 persona që po parashikohen te jenë në fundosjen/ rrëshqitjen e dheut.