Norvegjia merr një vendim historik, heq religjionin shtetëror!

16.05.2012

Të gjitha palët e parlamentit u pajtuan që ta miratojnë amendamentin me të cilin do të shfuqizohet religjioni në këtë shtet

Norvegjia ka befasuar me vendimin e parlamentit që kisha të ndahet nga shteti. Të gjitha palët e parlamentit u pajtuan që ta miratojnë amendamentin me të cilin do të shfuqizohet religjioni në këtë shtet.

Me këtë Norvegjia do të bëhet shtet sekular, gjegjësisht pa fe zyrtare, ndërsa Qeveria nuk do të marrë pjesë në caktimin e peshkopëve dhe udhëheqësve të kishës.

“Ky është një vendim historik për kishën norvegjeze dhe për politikanët në parlament”, theksoi Svein Harber, zëdhënës i bordit të kishës, i cili e propozoi sekularizimin.

Të gjithë 169 deputetët e shtatë partive në parlamentin norvegjez, duke përfshirë edhe 10 anëtarët e Partisë Demokratike dhe 30 anëtarët e Partisë Konservatore e mbështetën propozimin dhe do të votojnë për miratimin e tij, njoftojnë nga TV2 Norway.

Qeveria e Norvegjisë më nuk do të ketë Ministër të kishës dhe shteti më nuk do të zgjedhë peshkopë dhe udhëheqës të kishës. Në vend të kësaj, në Norvegji të gjitha fetë do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Pritet që amendamenti të miratohet të hënën e ardhshme.

Përndryshe, kisha e Norvegjisë u themelua pas Reformave Luteriane të vitit 1536 dhe atëherë u emërua si kisha e shtetit Luterian. Tradicionalisht, secili qytetar i Norvegjisë bëhet anëtar i kishës norvegjeze me anë të pagëzimit, ndërsa për momentin kjo kishë ka 79 për qind të popullatës norvegjeze



Jeta Xharra merr pjesë ne «Forumin e paqes (Oslo Freedom Forum)»

08.05.2012

 Kėto ditė nė Oslo tė Norvegjisė do mbahet «Forumi i paqes (Oslo Freedom Forum)» i cili ėshtė njė nder forumet/konferencat mė tė mėdha pėr paqe nė bote. Kėtė vite pėr here tė parė nė njė forum tė tillė merr pjesė dhe gazetarja e njohur kosovare Jeta Xharra e cila do shpalos pėrjetimet e saja mė titullin «On Air and Under Attack in Kosovo». Komuniteti i studenteve shqiptar nė Norvegji pati nderin tė takoj dhe tė bisedoj mė znj. Xharra, ishte njė takim shume interesant dhe i afėrm, diskutuam shumė tema te ndryshme e nder to rolin e shqiptarėve kėtu, integrimin tone si ne shoqėri ashtu edhe neper organizata qeveritare e jo qeveritare, lirin e shtypit etj.. Mė ftes qė tė marrim pjesė nesėr nė forumin e ne u pėrshėndetem me znj. Xharra e cila ishte shumė modeste dhe e thjesht gjatė bisedės, njė veti e rrallė qe e shef nga gazetaret dhe njerėzit publik nga Kosova dhe Shqipėria.

Pėr mė shumė mbi gazetaren Jeta Xharra ne forumin e paqes ju lutem klikoni kėtu.


Shqiptarët janë krijues të mirë!

06.05.2012

"Nuk është thënë rastësisht se kur promovohet një libër, ka festë edhe qyteti, ka festë autorja dhe adhuruesit e fjalës së bukur artistike. Festë kanë figurativisht vargjet dhe shkronjat."

Në lokalet e shoqates Besa në Oslo dhe nën patronazhin e shoqatës më të vjetër shqiptare në Norvegji, Rilindja, u mbajtë edhe një paraqitje libri. Kësaj radhe nga krijuesja Myrvete Mehmeti, autore kjo që me vitin 2010 kishte botuar librin e parë "Aty ku janë të ngujuara lumnitë" dhe tani promovon librin e saj te dytë"Kuajt e Mjegullës"

 


Promovim libri në Shoqatën Besa në Oslo

01.05.2012

Më datë 6. maj 2012 duke filluar nga 15:00, në lokalet e shoqatës Besa në Oslo, do te paraqitet libri i autores Myrvete Mehmetit, "Kuajt e mjegullës"